ministrja sala bashkepunim me italine per ngritjen e institutit te tumoreve ne shqiperi 69847c949123f

Ministrja Sala: Bashkëpunim me Italinë për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri

February 5, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano u takua me presidentin Gustavo Galmozzi.

Gjatë takimit Sala dhe Gustavo diskutuan për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri.

“Diskutuam për bashkëpunimin konkret për mbështetjen e ngritjes së Institutit të Tumoreve në Shqipëri si një qendër për ndërtimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca”, theksoi Sala, në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Sala u shpreh se ky partneritet strategjik është i përafruar me standardet europiane, me fokus forcimin institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të kontrollit të kancerit.

Shqipëria po hedh hapa konkretë drejt modernizimit të shërbimit onkologjik, duke synuar standarde europiane në trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Gjithashtu Shqipëria dhe Italia do të zgjerojnë bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e protokolleve të trajtimit dhe për asistencë në trajtimin e rasteve që kërkojnë kujdes më të specializuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ishulli grek ofron akomodim falas ne kembim te kujdesit ndaj maceve endacake 69847bce28773
Lajmi i mëparshëm

Ishulli grek ofron akomodim falas në këmbim të kujdesit ndaj maceve endacake

kurti flet per hapat e formimit te qeverise zbulohet perberja e mundshme e ekzekutivit te ri ngjashmerite dhe dallimet 69847cb13901c
Lajmi i radhës

Kurti flet për hapat e formimit të qeverisë, zbulohet përbërja e mundshme e ekzekutivit të ri – ngjashmëritë dhe dallimet

Të fundit nga

Drejt 4 marsit pa emër për kreun e shtetit

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, megjithatë ende nuk ka as emra konkretë e as marrëveshje konkrete. Ditë më parë kryeministri Kurti

Keira Knightley shkëlqen me një fustan elegant

Keira Knightley tërhoqi vëmendjen teksa mori pjesë në një darkë në Londër për të festuar 20-vjetorin e markës luksoze të modës Erdem. Aktorja 40-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan nude të qëndisur me
ShkoLartë