ministrja robot deputeti saimir korreshi ironizon hall eshte kur te fiken dritat se cdo bejme me diellen 68cd24565de90

Ministrja robot, deputeti Saimir Korreshi ironizon: Hall është kur të fiken dritat se ç’do bëjmë me “Diellën”

September 19, 2025
1 minut lexim

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën. Pas marrjes së vendimit ka reaguar edhe ligjvënësi demokrat, Samir Korreshi i cili u shpreh se në Komisionin e Etikës duhet të ishte kryeparlamentare Niko Peleshi.

Ai theksoi se në Kushtetutë nuk lejohet që një ministër të marrë fjalën në Kuvend ende pa u betuar, referuar “Diellës”.

Deputeti demokrat ironizoi duke thënë që “hall është kur të fiken dritat se ç’do bëjmë me “Diellën””, duke shtuar se “në Shqipëri akoma luftohet për energji 24 orë”.

“Ende pa u konsultuar Komisionin e Etikës filloi direkt me masë disiplinore. Në Komisionin e Etikës duhet të ishte kryetari I Parlamentit, Niko Peleshi, edhe pse e dimë që janë shkrirë ndarjet e pushteteve në duart e Kryeministrit.

Nuk ka më legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor, e la të dirigjonte pa pikë turpi. Pse ka ndodhur? As në Kushtetutë, nuk lejohet që një ministër të flasë, po e quajmë ministër Diellën po e lëmë me prizë të vënë, nuk po ia heqim prizën momentalisht, se hall është kur të ikin dritat se këtu në Shqipëri akoma vazhdojmë luftojmë për drita 24 orë, kur të ikin dritat çfarë do bëjmë me Diellën, por e quajtëm se e kemi Diellën ministre, asnjëherë në këto nuk ka bërë vaki që të flas një ministër për programin e qeverisë ende pa u betuar qeveria, pa bërë akoma dekretimin

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeministri të ndërpresë fjalën dhe të vendosë Teatrin e Kukullave”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohen disa persona aksion i madh policor ndaj grupit te organizuar kriminal 68cd22f24aca1
Lajmi i mëparshëm

Arrestohen disa persona, aksion i madh policor ndaj grupit të organizuar kriminal

bordin ata jane nje skuader e forte te mendojme ndeshje pas ndeshje 68cd24b84b0d1
Lajmi i radhës

Bordin: Ata janë një skuadër e fortë, të mendojmë ndeshje pas ndeshje

Të fundit nga

ShkoLartë