ministrja ibrahimaj nuk e ndalim dot emigrimin por do te punesojme 40 mije te rinj 68e2e519a7197

Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

October 5, 2025
1 minut lexim

Qeveria shqiptare do të angazhohet për të punësuar 40 mijë të rinj në vend, në përpjekje për të dhënë mesazhin se emigrimi nuk është alternativa e vetme.

“Ne do të angazhohemi jo vetëm përmes politikës së financimit të startup-eve, por edhe nëpërmjet politikës së garancisë rinore, që është një program që kemi me Bashkimin Europian, ku jemi angazhuar që në 4-vjeçarin e ardhshëm do të punësojmë 40 mijë të rinj, të cilët ose do të punësohen, ose do të marrin formim profesional me qëllim që të jenë më të punësueshëm, pasi siguria e zhvillimit ekonomik është e rrënjësuar te kapitali njerëzor dhe duhet të garantojmë që kapitali njerëzor qëndrojnë dhe zhvillohet këtu dhe çdo i ri dhe e re e ka një mundësi që të bëjë një jetë të denjë duke qëndruar në Shqipëri”, tha Ibrahimaj në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN.

“Ne nuk mund ta evitojmë emigrimin, sepse po hyjmë në BE dhe një nga themelet e BE është lëvizja e kapitalit njerëzor.

Pra nuk nuk mund ta frenojmë duke bërë bllokada por mund të garantojmë që Shqipëria është një vend që ia vlen të jetohet”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti nga xhepcishti ne nuk pranojme kontroll ne udheheqim 68e2e315524c4
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti nga Xhepçishti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

hamburgu shkelqen me kater gola ndaj mainzit 68e2e57c6fcc5
Lajmi i radhës

Hamburgu shkëlqen me katër gola ndaj Mainzit

Të fundit nga

ShkoLartë