ministria e veteqeverisjes lokale dhuroi 50 mije litra uje te pijshem per qytetaret e gostivarit 6a61244f13888

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhuroi 50 mijë litra ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

July 22, 2026
1 minut lexim
59d802cc 4a3c 42aa 8be3 3cfbda87194c 1

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në kuadër të reagimit të koordinuar institucional ndaj krizës së furnizimit me ujë, ka siguruar urgjentisht një donacion prej 50.000 litrash ujë të pijshëm për banorët e Komunës së Gostivarit.

Sot në Gostivar ka mbërritur kamioni i parë nga dy të planifikuar, me sasitë e para të ujit falas. Shpërndarja synon të plotësojë drejtpërdrejt nevojat bazë të popullatës gjatë kohës që zgjasin masat dhe rekomandimet e shërbimeve kompetente.

Ministria mbetet në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante dhe po e ndjek me kujdes situatën në terren.

“Kur qytetarët përballen me sfida serioze, reagojmë shpejt, me përgjegjësi dhe solidaritet. Me këtë donacion japim një kontribut konkret në tejkalimin e gjendjes dhe dërgojmë një mesazh të qartë: institucionet janë krah për krah me qytetarët sa herë që është e nevojshme”, deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkovik.

Me këtë veprim të shpejtë dhe konkret, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale edhe një herë e konfirmon rolin e saj si partner i sigurt i të gjitha komunave – e gatshme, në kohë dhe me vendosmëri të reagojë përmes mbështetjes institucionale dhe angazhimit të drejtpërdrejtë në tejkalimin e çdo sfide të jashtëzakonshme. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amanda holden paralajmeron fansat po fillon sezoni i fotove te mia me bikini 6a61205c14eb9
Lajmi i mëparshëm

Amanda Holden paralajmëron fansat: “Po fillon sezoni i fotove të mia me bikini”

Të fundit nga

ShkoLartë