ministria e shendetesise prej sot fillon paraqitja per vaksinim falas kunder gripit sezonal 68e56a9318204

Ministria e Shëndetësisë: Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

October 7, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë njofton se prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë, të cilat mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin në faqen vakcinacija.mk në këtë link ose përmes mjekut amë.

Me vaksinimin falas përfshihen këto kategori të rrezikuara të popullsisë: personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës prej 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet për kujdes social të të moshuarve dhe të punësuarit në këto institucione.

“Interesimi i qytetarëve për vaksinim falas kundër gripit sezonal çdo vit është gjithnjë e më i madh, gjë që tregon ndërgjegjësim të shtuar për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi, dhe njëherit e konfirmon rëndësinë dhe nevojën për këtë masë parandaluese. I ftoj qytetarët, e sidomos personat që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara, që me kohë ta mbrojnë shëndetin e tyre. Ministria këtë vit ka siguruar numrin më të madh ndonjëherë të vaksinave kundër gripit sezonal – 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abot’ nga Holanda”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angela martini shkelqen si gjithmone 68e559521962d
Lajmi i mëparshëm

Angela Martini shkëlqen si gjithmonë!

kryebashkiaku i new york ut ne shqiperi nje vend i mrekullueshem me njerez miqesore 68e56bf64e0a7
Lajmi i radhës

Kryebashkiaku i New York-ut në Shqipëri: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

Të fundit nga

ShkoLartë