ministria e mbrojtjes vetem nje vater zjarri aktive ne te gjithe vendin 6889d219c156b

Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër zjarri aktive në të gjithë vendin

July 30, 2025
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Mbetet aktive një vatër zjarri në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar.



Zjarre të shuara janë në:

* Fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit, bashkia Klos. Si pasojë u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.

* Fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Si pasojë u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah.

* Fshatin Gur i Bardhë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos.

* Fshatin Gurë-Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Si pasojë u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.

* Vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, njësia administrative Bulqizë, ku pavarësisht punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.

Në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku “I ULËT”.

Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri, për çdo rast nevoje.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

disa rruge ne shkup pa uje per shkak te nje defekti 6889d0760e4fc
Lajmi i mëparshëm

Disa rrugë në Shkup pa ujë për shkak të një defekti

hyseni vizitoi fermerin i cili pas 16 vjeteve ne belgjike eshte kthyer ne vendlindje 6889d435bbdc6
Lajmi i radhës

Hyseni vizitoi fermerin i cili pas 16 vjetëve në Belgjikë është kthyer në vendlindje

Të fundit nga

ShkoLartë