ministria e mbrojtjes se kosoves dhe ajo e italise nenshkruajne planin bilateral te bashkepunimit 69283861275c4

Ministria e mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Italisë nënshkruajnë planin bilateral të bashkëpunimit

November 27, 2025
1 minut lexim

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në kuadër të planifikimit vjetor të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit, palët finalizuan dhe nënshkruan Planin Bilateral Vjetor për vitin 2026, dokument i cili përcakton aktivitetet, prioritetet dhe fushat e angazhimit të përbashkët për vitin e ardhshëm.

Plani është nënshkruar nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti dhe përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Italiane, kapiten marine Manuel Verdini.

Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni italian zhvilloi një takim kortezie me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit aktual si dhe objektivat e përbashkëta për periudhën në vijim.

Të dy delegacionet riafirmuan vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe shkëmbimet profesionale ndërmjet personelit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Kosovës vlerësojnë lart rolin dhe mbështetjen e Italisë në forcimin e institucioneve tona të mbrojtjes dhe në avancimin e standardeve të sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova u 17 ndeshet me
Lajmi i mëparshëm

Kosova U-17 ndeshet me Azerbajxhanin

ekskluzive mbrojtja e erion veliajt i drejtohet kushtetueses te shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut 69283906d45d3
Lajmi i radhës

Ekskluzive/ Mbrojtja e Erion Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë