ministria e mbrojtjes reagon mbi situaten nga moti i keq 68fe6294d9875

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

October 26, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës “është ulur ndjeshëm niveli i ujit dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht”.



Gjithashtu, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.

Që nga mëngjesi i sotëm ekipet e AKMC dhe FA kanë ndjekur në terren situatën në, ku aktualisht situata është drejt normalizimit.

Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz  dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka patur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,  Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturat e emergjencave civile te bashkive dhe institucioneve në varësi janë në gatishmëri dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video emigranti i denuar per ngacmim seksual lirohet gabimisht nga burgu arrestohet serish pas pak ditesh 68fe5f8ded450
Lajmi i mëparshëm

Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet gabimisht nga burgu, arrestohet sërish pas pak ditësh

pse duhet ti lani gjithmone rrobat e reja para se ti vishni 68fe65d799c2e
Lajmi i radhës

Pse duhet t’i lani gjithmonë rrobat e reja para se t’i vishni

Të fundit nga

ShkoLartë