ministria e mbrojtjes po forcohen kapacitetet goditese te ushtrise 68e8f062b034e

Ministria e Mbrojtjes: Po forcohen kapacitetet goditëse të ushtrisë

October 10, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka falënderuar kompaninë Baykar, përmes prodhuesit Skydagger, për dorëzimin në kohë rekord të dronëve të prokuruar nga Ministria.

“Kontrata me Baykar, kompania amë e Skydagger, u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar. Sipas planit fillestar, dronët duhej të mbërrinin në janar 2026, mirëpo falë përkushtimit dhe profesionalizmit të kompanisë, dorëzimi u realizua tre muaj më herët,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria thekson se me këtë furnizim po vazhdon të “rrisë dhe forcojë kapacitetet goditëse të ushtrisë, në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.”

Në përfundim, Ministria shprehu mirënjohjen: “Faleminderit Baykar dhe Skydagger!”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot eshte dita e ndeshjes per shqiperine u 21 68e8f053e0420
Lajmi i mëparshëm

Sot është dita e ndeshjes për Shqipërinë U-21

i denuar nga italia me 10 vite burg kapet ne vlore 38 vjecari i shpallur ne kerkim nderkombetar per droge 68e8f1045e69f
Lajmi i radhës

I dënuar nga Italia me 10 vite burg, kapet në Vlorë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Të fundit nga

ShkoLartë