ministria e energjetikes shpall thirrje per shperndarjen e kondicionereve inverter per familjet ne nevoje 68950e1bb121d

Ministria e Energjetikës shpall thirrje për shpërndarjen e kondicionerëve inverter për familjet në nevojë

August 7, 2025
1 minut lexim

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) ka publikuar masë që synon drejtpërdrejt segmentin më të ndjeshëm të popullsisë – konsumatorët e cenueshëm të energjisë. Me një shpallje publike që ka hyrë në fuqi, Ministria fillon shpërndarjen e kondicionerëve inverter me efikasitet energjetik për vitin 2025.

“Masa po realizohet në përputhje me Programin për Ndryshime dhe Plotësime të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 161/25). Sipas shpalljes publike për mbështetje të familjeve që bien në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, me qëllim promovimin e efikasitetit energjetik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, familjet që plotësojnë kushtet do të kenë të drejtë për një kondicioner inverter të blerë dhe të instaluar me fuqi prej 3.5 kilovatë dhe klasë energjetike prej të paktën A+”, informon MEMBM.

Këto pajisje, siç thuhet në komunikatë, jo vetëm që kursejnë energji elektrike, por ofrojnë edhe efikasitet të lartë për ngrohje dhe ftohje – pikërisht aty ku nevojitet më shumë.

Afati për aplikim është 60 ditë nga data e publikimit të shpalljes në një gazetë ditore.

Më shumë informacione, si dhe formularët e nevojshëm për aplikim janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë: www.energy.gov.mk.

Për luftë kundër varfërisë energjetike MEMBM ndan 170 milionë denarë.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njerezit e lindur ne keto data jane te destinuar te fitojne para 68950a1eb6d90
Lajmi i mëparshëm

Njerëzit e lindur në këto data janë të destinuar të fitojnë para

bekim sali qeveria vlen kujdeset per gazi baben projekte konkrete per zhvillim infrastrukturor 68950e200245a
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Qeveria VLEN kujdeset për Gazi Babën, projekte konkrete për zhvillim infrastrukturor

Të fundit nga

ShkoLartë