ministria e energjetikes mbi 4 000 amviseri do te munde brenda 30 diteve ti terheqin vauceret e tyre per instalimin e klimave inverter 69b886b707e16

Ministria e Energjetikës: Mbi 4.000 amvisëri do të mundë brenda 30 ditëve t’i tërheqin vauçerët e tyre për instalimin e klimave inverter

March 17, 2026
1 minut lexim

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale sot publikoi listën e qytetarëve që fituan të drejtën për vauçer për blerjen dhe instalimin e klimës inverter, në kuadër të programit për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025. Me publikimin fillon edhe faza e fundit e procedurës, ku 4.070 amvisëri do të mundë brenda 30 ditëve, t’i tërheqin vauçerët e tyre në qendrat ndërkomunale për punë sociale.

Siç njoftojnë nga Ministria, bëhet fjalë për fazën e dytë dhe përfundimtare të procedurës, e cila i përket ekskluzivisht amvisërive që deri më 5 tetor të vitit 2025 kanë dorëzuar kërkesë, kanë paraqitur dokumentacion të plotë dhe kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.

Lista është e disponueshme në ueb faqen e internetit të Ministrisë.

Nga 18 mars deri më 17 prill 2026, personat që gjenden në listë do të mund t’i tërheqin vauçerët e tyre në qendrat ndërkomunale për punë sociale në komunën ku jetojnë. Në ueb faqen e internetit të Ministrisë janë të detajuara dokumentet e nevojshme, si dhe vetë procedura për marrjen e tyre.

Afati për tërheqjen e vauçerëve është 30 ditë nga data e publikimit. Vauçeri mundëson blerjen dhe instalimin e pajisjes prej të paktën 3,5 kilovat me klasë energjetike A+, dhe mund të përdoret më së voni deri më 15 tetor 2026.

Nga Ministria shtojnë se ditëve në vijim do të publikojnë edhe listën e kompanive me të cilat janë lidhur kontrata për këtë masë. Qytetarët do të mund të zgjedhin pajisjen e klimës nga oferta e këtyre kompanive, pa pagesë shtesë, ndërsa vlera e vauçerit arrin deri në 28.000 denarë.

“Ministria edhe njëherë theksoi se ky publikim i referohet vetëm qytetarëve që tashmë kanë aplikuar në konkursin publik gjatë vitit 2025 dhe përfaqëson fazën përfundimtare për realizimin e mbështetjes. Në kuadër të kësaj thirrjeje do të jepen gjithsej 4.070 vauçerë”, theksojnë nga ministria.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump shba ka goditur me shume se 7 mije objektiva ne te gjithe iranin 69b880db2332c
Lajmi i mëparshëm

Trump: SHBA ka goditur më shumë se 7 mijë objektiva në të gjithë Iranin

me vellain dhe shoket edhe azeti udheton drejt mekes per te kryer umren 69b888d326d62
Lajmi i radhës

Me vëllain dhe shokët: Edhe Azeti udhëton drejt Mekës për të kryer Umren

Të fundit nga

ShkoLartë