ministria e drejtesise me nje shkrese ne kuvend kerkon qe partite dhe grupet e pavarura te nominojne perfaqesues per grupin punues per kodin zgjedhor 6953c7ba352dc

Ministria e Drejtësisë me një shkresë në Kuvend kërkon që partitë dhe grupet e pavarura të nominojnë përfaqësues për grupin punues për Kodin Zgjedhor

December 30, 2025
min lexim

Shkup, 30 dhjetor – Ministria e Drejtësisë sot ka dërguar një shkresë në Kuvend, te partitë parlamentare si dhe deputetët, që të nominojnë nga dy përfaqësues për grupin e punës për Kodin Zgjedhor. Pritshmëritë, si nga Ministria e Drejtësisë ashtu edhe nga Kuvendi, janë që ata të fillojnë punën në gjysmën e dytë të janarit. 

Siç shpjegojnë nga Ministria e Drejtësisë, një version pune i Kodit Zgjedhor do t’u dorëzohet deputetëve, të cilët pas konsultimeve në partitë përkatëse duhet t’i paraqesin propozimet e tyre grupit të punës.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, javën e kaluar zhvilloi një takim pune në Kuvend me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, si dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare, ku u diskutua nevoja për rregullimin sistematik të Kodit Zgjedhor.

large

Në takim u dakordua që Ministria e Drejtësisë, siç u informuan prej aty, deri në gjysmën e dytë të janarit të formojë një grup pune që do të nisë përgatitjen e një Kodi të ri Zgjedhor. Në grupin e punës do të përfshihen nga dy përfaqësues të partive parlamentare, si dhe deputetët e pavarur.

Filkov atëherë informoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhorë ishin përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në qershor të vitit 2025, në të cilat ishin inkorporuar një pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Aktualisht nuk ka informacione se çfarë tjetër përmban ky propozim i Ministrisë së Drejtësisë, dhe nëse përfshin edhe propozimin për një njësi zgjedhore. Kjo, po ashtu si dhe propozime të tjera, thonë nga aty, duhet të vijnë nga partitë politike dhe marrëveshja që do të arrihet.

Për miratimin e një Kodi Zgjedhor cilësor dhe të qëndrueshëm, është i nevojshëm një konsensus i gjerë politik nga të gjitha partitë politike, dhe, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, pritet që kjo të realizohet.

large

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në një intervistë për MIA-n të dielën e kaluar ka treguar se koordinatorët e grupeve parlamentare janë pajtuar që Kodi Zgjedhor të miratohet me konsensus, por nuk sqaroi cili është afati kohor për miratimin e tij.

“Diskutuam rreth përbërjes së grupit që do të marrë pjesë, në çfarë formati do të zhvilloheshin bisedat, etj. Megjithatë, pasi Ministria e Drejtësisë është udhëheqëse e këtij procesi dhe ata propozojnë ligjin, ata do t’i ftojnë partitë politike të propozojnë nga dy përfaqësues, por jo vetëm ato që janë të organizuara në grupe parlamentare, por edhe ata që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare, si dhe deputetët e pavarur. Pra, na nevojitet një konsensus i plotë në procesin e miratimit të Kodit Zgjedhor. U dakorduam për këtë. Dhe sapo të kemi tekstin e propozuar nga ata, do të dimë saktësisht nëse është krejtësisht i ri, apo është ndryshuar, në çfarë drejtimi ose sa përqind e tekstit është ndryshuar, dhe partitë politike në lidhje me atë tekst do të kenë vërejtjet e tyre, kështu që do të fillojnë bisedimet për t’u harmonizuar me njëra-tjetrën, për të arritur një zgjidhje përfundimtare”, deklaroi Gashi.

Kryetari i Kuvendit tha se idea është që bisedimet të fillojnë menjëherë në janar dhe që qëndrimet të harmonizohen me një ritëm më të shpejtë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbreteresha e krishtlindjeve mariah carey shkelqen ne aspen me stil luksoz gjate blerjeve ne gucci 6953c2f30579d
Lajmi i mëparshëm

Mbretëresha e Krishtlindjeve, Mariah Carey shkëlqen në Aspen me stil luksoz gjatë blerjeve në Gucci

vitin e kaluar jane mbledhur 637 471 ton mbeturina komunale 6953c9129290b
Lajmi i radhës

Vitin e kaluar janë mbledhur 637.471 ton mbeturina komunale

Të fundit nga

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

357 persona janë vënë në pranga në një operacion kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë terroristë u vranë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore. Ministri i
ShkoLartë