Ministria e Drejtësisë: Mbetemi të përkushtuar në reforma, LSDM po tenton ta bllokojë këtë proces

June 25, 2025
1 minut lexim

LSDM vazhdon rrugën e shkatërrimit dhe krijimit të dezinformatave në dëm të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presim qasje më konstruktive, jo për shkakun tonë, por në inteeres të së mirës së shtetit. Por, deri më tani, përveç sabotimit në baza të politikës ditore, nuk pamë asgjë tjetër. Shpresojmë se do t’ia dalin ta tejkalojnë veten, dhe, në interes të qytetarëve, të tentojnë të jenë më kooperues në të ardhmen, reagojnë nga Ministria e Drejtësisë ndaj pohimeve të LSDM-së se ky institucion e saboton agjendën reformuese.

Ne, si Ministri e Drejtësisë, thonë nga atje, mbetemi të përkushtuar në reformat – jo në interes të individëve apo grupeve të ngushta, por sepse atë ua kemi borxh qytetarëve. Shpresojmë, theksojnë, se një ditë edhe LSDM do të arrijë ta shohë atë.

Sipas Ministrisë, gjatë punës, gjatë muajve të kaluar janë shqyrtuar komente të shumta nga partitë politike, përfshirë edhe ato të LSDM-së – edhe pse ishin parashtrtuar tejet vonë – si dhe komente nga qytetarë të interesuar dhe ekspertë të shumtë juridik. Askush, thonë nga MD, nuk do të lejojë marrëveshje politike dhe prëzierje në institucionet gjyqësore.

Lidhur me kritikat për Ligjin për prokurorinë publike, bëjmë me dije se në tekstin e publikuar të ENER janë implementuar të gjitha rekomandimet nga agjenda reformuese.

MD i bën thirrje LSDM-së të ndalojë sabotimet dhe të qëndrojë në anën e interesave shtetërore, dhe jo të zënkave partiake.

Pohimet se refuzojnë bashkëpunimin, thonë, janë gënjeshtër, ndërsa tentimet për bllokim të reformave janë tentime të LSDM-së për ta penguar përparimin për shkak të interesave të veta partiake.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

VLEN: 5 shqiptarë marrin vendime të përhershme të punës në Hekurudhat e Maqedonisë

Të fundit nga

Haradinaj: Limaj është futur në kurthin e Kurtit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, është futur në gropën e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo në kontekstin e një bashkëpunimi të

Gjilani e transferon Mehdi Çobaj

Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mehdi Çobaj me marrëveshje kontraktuale deri në verën e vitit 2027. Futbollisti nga Shkodra i është bashkuar kuqebardhëve pas formimit në klubin e Vllaznisë, ekip me të
ShkoLartë