ministri svecla ngushellon per ndarjen nga jeta te zjarrefikesit kaqun lima sakrifica e tij eshte shembull per te gjithe 686d902e1ee98

Ministri Sveçla ngushëllon për ndarjen nga jeta të zjarrëfikësit Kaqun Lima: Sakrifica e tij është shembull për të gjithë

July 8, 2025
1 minut lexim

Komandanti i Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Kaqun Lima, ka humbur jetën në krye të detyrës, teksa po angazhohej për shuarjen e një zjarri dhe mbrojtjen e jetës e pronës së qytetarëve. Lajmi është pritur me dhimbje të thellë nga kolegët dhe institucionet e sigurisë në vend.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar menjëherë pas lajmit, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima dhe gjithë njësisë së zjarrfikësve për këtë humbje të rëndë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut, Kaqun Lima. Ai humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Përkushtimi i tij do të mbetet shembull për kolegët, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Lima, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patën fatin të punonin me të. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ministri Sveçla.

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka sjellë reagime solidariteti nga qytetarë e zyrtarë të shumtë. Lima njihej për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të gjatë në shërbim të qytetarëve, ndërsa kolegët e përshkruajnë si një njeri të palodhur dhe të gatshëm për të ndihmuar në çdo moment.

Institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vashat kuqezi fuqi per kosoven 686d902aa1355
Lajmi i mëparshëm

Vashat Kuqezi fuqi për Kosovën

sulm i rralle bletesh ne france 24 te plagosur tre prej tyre ne gjendje kritike 686d911ad9f4e
Lajmi i radhës

Sulm i rrallë bletësh në Francë, 24 të plagosur. Tre prej tyre në gjendje kritike

Të fundit nga

ShkoLartë