ministri svecla kritikohet pse e fotografoi dhe postoi nje aktivist te ldk se 69109988508e9

Ministri Sveçla kritikohet pse e fotografoi dhe postoi një aktivist të LDK-së

November 9, 2025
min lexim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është kritikuar pasi e kishte fotografuar dhe më pas postuar në rrjetet e tij sociale një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sveçla, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, në videot e postuara në rrjetet sociale dëgjohet duke i thënë aktivistit se nuk i lejohet të qëndrojë përreth një qendre votimi në Prishtinë, duke bartur simbole të partisë.

Aktivisti dëgjohet duke iu përgjigjur atij se ndodhet jashtë rrethojave të qendrës së votimit dhe në video ai mund të shihet duke qëndruar në trotuar.

Sveçla i postoi dy fotografi të aktivistit në fjalë në Facebook-un e vet, ku shkroi : “‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”

Ndaj veprimit të Sveçlës reagoi LDK-ja, e cila e dënoi veprimin e tij si “të papranueshëm, arrogant dhe kërcënues”.

“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike”, tha LDK në një reagim.

Ndërkohë, Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus, shkroi në Facebook se ndërhyrja e Sveçlës është “presion politik dhe intimidim ndaj qytetarëve apo zyrtarëve të partive”.

“Ky veprim është i papranueshëm dhe bie ndesh me parimet themelore të neutralitetit institucional gjatë procesit zgjedhor. Ministri i Punëve të Brendshme, si përfaqësues i një institucioni që ka rol kyç në sigurinë publike gjatë zgjedhjeve, duhet të ruajë neutralitet të plotë politik”, shkroi Krasniqi.

Sipas rregullave zgjedhore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, hapësira e qendrave të votimit ku ndalohet të shfaqen materiale të fushatës zgjedhore përfshin vetëm hapësirën e brendshme të qendrës deri në rrethojat e saj.

“Sot, Ministri i Punëve të Brendshme, në vend se të garantojë rendin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët njësoj, fotografon dhe kërcënon një zyrtare të një partie politike që po kalonte rrugës pranë një qendre votimi – pa asnjë shkelje të rregullave zgjedhore”, shtoi ai. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chiesa flet per messin dhe ronaldon 6910997484214
Lajmi i mëparshëm

Chiesa flet për Messin dhe Ronaldon

kercenoi me arme zjarri nje person dhe me pas u largua arrestohet 42 vjecari i shpallur ne kerkim 69109a241e9a8
Lajmi i radhës

Kërcënoi me armë zjarri një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë