ministri shqiptar i bujqesise andis salla nis viziten zyrtare ne prishtine 69cea7b8cec01

Ministri shqiptar i Bujqësisë, Andis Salla, nis vizitën zyrtare në Prishtinë

April 2, 2026
1 minut lexim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se Ministri i Bujqësisë i Republikës së Shqipërisë, Andis Salla, ka mbërritur sot në Prishtinë për një vizitë zyrtare dyditore në Republika e Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tij, ministri shqiptar do të pritet nga homologu kosovar, Armend Muja, me të cilin do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Vizita synon thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, me theks të veçantë në forcimin e sigurisë ushqimore, lehtësimin e tregtisë dhe eliminimin e barrierave administrative.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të kësaj vizite do të diskutohen edhe çështje të tjera me interes të përbashkët për zhvillimin e sektorit bujqësor në të dy vendet.

Njoftimi: 

Ju njoftojmë se Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës së Shqipërisë, z. Andis Salla, ka arritur sot në Prishtinë për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës së Kosovës, z. Armend Muja.

Vizita realizohet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe forcimit të sigurisë ushqimore, lehtësimit të tregtisë dhe eliminimit të barrierave administrative, si dhe trajtimit të çështjeve të tjera me interes të përbashkët në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Për më shumë detaje rreth agjendës, kohës dhe vendit të mbajtjes së aktiviteteve, ju lutem referojuni agjendës së mëposhtme.

————————————————

Agjenda e vizitës zyrtare të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Andis Salla

E Enjte, 02.04.2026

Arritja në Prishtinë e Ministrit, z. Andis Salla

E premte, 03.04.2026

09:30 – 09:35 | Pritje Zyrtare

Vendi: Holli i Ministrisë (rr. Ukshin Hoti, Kompleksi Ramiz Sadiku, kati 0)

09:35 – 10:00 | Takim bilateral

Vendi: Kabineti i Ministrit (kati IV)

10:00 – 11:20 | Takim pune ndërmjet delegacioneve

Vendi: Salla e Mbledhjeve / Kabineti i Ministrit

11:30 – 11:45 | Deklaratë e përbashkët për media

Vendi: Holli i Ministrisë

Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin konferencën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjermania i ben thirrje kines ndikoni te irani per zgjidhje me negociata 69cea6bfa2e54
Lajmi i mëparshëm

Gjermania i bën thirrje Kinës: Ndikoni te Irani për zgjidhje me negociata

ne shqiperi ka grupe te lidhura me iranin paralajmerimi i ambasades se shba se ish ushtaraku informacioni ka ardhur nga jashte qeveria po gabon 69cea89ef227d
Lajmi i radhës

“Në Shqipëri ka grupe të lidhura me Iranin”, paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ish-ushtaraku: Informacioni ka ardhur nga jashtë! Qeveria po gabon

Të fundit nga

ShkoLartë