ministri murtezani takon homologun irlandez byrne mbeshtetje e fuqishme per integrimin evropian te rmv se 688a11a02f7c2

Ministri Murtezani takon homologun irlandez Byrne: Mbështetje e fuqishme për integrimin evropian të RMV-së

July 30, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, ka mirëpritur sot në Shkup homologun dhe mikun e tij nga Irlanda, ministrin për Çështje Evropiane, Thomas Byrne.

FB IMG 1753878560523

Takimi u zhvillua në frymën e një bashkëpunimi të sinqertë dhe vizioni të përbashkët për një Evropë të bashkuar, stabile dhe të sigurt, me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj të pandashme.

“Diskutuam për nevojën e një procesi aderues kredibil dhe të parashikueshëm, i cili duhet të bazohet ekskluzivisht në merita, e jo në bllokada dypalëshe”, deklaroi ministri Murtezani, duke theksuar se kjo është thelbësore për ruajtjen e besimit në projektin evropian.

FB IMG 1753878564041

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme që Irlanda i jep integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut: “Irlanda ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetjen tonë – ndonjëherë me zë të lartë, e ndonjëherë në heshtje, por gjithnjë duke vepruar në mënyrë thelbësore brenda institucioneve të BE-së.”

Vizita e ministrit Byrne konsiderohet një sinjal i qartë i përkushtimit të Irlandës për të parë Maqedoninë e Veriut pjesë të plotë të familjes evropiane.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

8 vite beteje e fshehte aktorja e njohur turke operohet urgjent 688a0da13f252
Lajmi i mëparshëm

8 vite betejë e fshehtë: Aktorja e njohur turke operohet urgjent

janevska financojme kerkime ne tete institucione publike shkencore investimet ne shkence jane prioriteti yne 688a16ca64e8a
Lajmi i radhës

Janevska: Financojmë kërkime në tetë institucione publike shkencore, investimet në shkencë janë prioriteti ynë

Të fundit nga

ShkoLartë