ministri murtezani do te marre pjese ne forumin per zgjerim te be se ne bruksel 687793ad1e06a

Ministri Murtezani do të marrë pjesë në Forumin për zgjerim të BE-së në Bruksel

July 16, 2025
1 minut lexim

Bruksel, 16 korrik – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në Forumin e nivelit të lartë për zgjerim, të titulluar “Ndërtimi gjithëpërfshirës i të ardhmes në BE-në e zgjeruar: Roli i dialogut social, shoqërisë civile dhe përfshirja e të rinjve”.

Në forumin, cili është nën organizimin e Komiteti Ekonomik-Social Evropian (EESC), Murtezani do të marrë pjesë në sesionin hyrës të Forumit në VIP tryezën e rrumbullakët, së bashku me Kryetarin e EESC-së, Oliver Ropke, ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Majda Gorçeviq dhe sekretarin shtetëror për Bashkimin Evropian të Spanjës, Fernando Sampedro.

Forumi ka për qëllim të theksojë rëndësinë e dialogut social dhe angazhimin e organizatave të shoqërisë civile dhe të rinjve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si bazë për ndërtimin e shoqërisë evropiane më të drejtë dhe më solidare.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merret peng avioni ne kanada nuk dihen shkaqet asnje incident 6877909daf3ce
Lajmi i mëparshëm

Merret peng avioni në Kanada/ Nuk dihen shkaqet, asnjë incident

personi qe ra nga lartesia te hoteli grand ishte duke pastruar
Lajmi i radhës

Personi që ra nga lartësia te hoteli Grand ishte duke pastruar xhama

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë