ministri mucunski i ofroi ndihme zvicres per perballimin e tragjedise ne crans montana 6956db48732e6

Ministri Mucunski i ofroi ndihmë Zvicrës për përballimin e tragjedisë në Crans-Montana

January 1, 2026
1 minut lexim

Shkup, 1 janar – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se, pas tragjedisë që ndodhi në një bar në qendrën zvicerane të skijimit Crans-Montana, pas së cilës u aktivizua mekanizmi evropian për mbrojtje civile, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas konsultimeve paraprake me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, zhvilloi një bisedë telefonike me ambasadorin e Zvicrës në vend, Christoph Sommer.

Gjatë bisedës, ministri Mucunski shprehu ngushëllime të sinqerta dhe të thella për familjet e viktimave, si dhe për popullin e Zvicrës, duke uruar shërim të shpejtë dhe të suksesshëm për të lënduarit.

Ai shprehu gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të pranuar pacientë të lënduar dhe për të siguruar ndihmë të përshtatshme mjekësore në institucionet shëndetësore të vendit.

Gjithashtu, ministri theksoi se, nëse ka nevojë, mjekë maqedonas – specialistë, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në trajtimin e pacientëve pas tragjedisë në Koçan, janë të gatshëm të udhëtojnë menjëherë në Zvicër dhe të përfshihen në procesin e trajtimit të të lënduarve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse 1 janari 2026 eshte dite unike dhe ndodh vetem nje here ne jeten tone 6956d6722b978
Lajmi i mëparshëm

Pse 1 janari 2026 është ditë unike dhe ndodh vetëm një herë në jetën tonë

nikolloski ne vitin 2026 po hyjme me me shume projekte per maqedonine 6956dc9887b57
Lajmi i radhës

Nikolloski: Në vitin 2026 po hyjmë me më shumë projekte për Maqedoninë

Të fundit nga

ShkoLartë