ministri izraelit i kerkon netanyahut te shkaterroje hamasin pasi te dorezohen te burgosurit 6900e4b604add

Ministri izraelit i kërkon Netanyahut të shkatërrojë Hamasin pasi të dorëzohen të burgosurit

October 28, 2025
1 minut lexim

Ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben-Gvir, i bëri thirrje kryeministrit, Benjamin Netanyahu që të nisë operacione të reja për të siguruar shkatërrimin e Hamasit.

Thirrjet e Ben-Gvir vijnë pasi Hamasi respektoi pjesërisht marrëveshjen për shkëmbimin e trupave të të rënëve, të kapurve dhe ushtarëve izraelitë.

“Fakti që Hamas vazhdon të luajë lojëra dhe nuk dorëzon menjëherë të gjitha trupat e të vdekurve tanë, vetë dëshmon se ajo organizatë terroriste ende ekziston”, deklaroi ai.

Ministri dhe disa politikanë konservatorë pothuajse çdo ditë bëjnë thirrje për një përgjigje më të ashpër ndaj Hamasit, duke kërkuar nga Netanyahu një qasje të pamëshirshme.

“Tani nuk duhet t’i nxjerrim një çmim Hamasit për shkeljet. Ne duhet t’i kërkojmë vetëm të mos ekzistojë më dhe ta shkatërrojmë plotësisht, njëherë e përgjithmonë dhe në përputhje me qëllimin kryesor”, shtoi Ben-Gvir.

Konservatorët izraelitë përpiqen të paraqesin përplasje sporadike midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite si shkelje të armëpushimit, me qëllim të legjitimojnë operacione të reja ushtarake dhe shkatërrime të reja të infrastrukturës civile. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gm po e zhduk apple carplay ne te gjitha automjetet e saj cfare do te thote kjo ne te vertete 6900e46e8d461
Lajmi i mëparshëm

GM po e zhduk Apple CarPlay në të gjitha automjetet e saj, çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

FB IMG 1761666153177
Lajmi i radhës

Kostovski: Me punë dhe projekte e mposhtëm BDI-në në Luboten! (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë