ministri i mbrojtjes italia e papergatitur per nje sulm nga rusia apo vendet e tjera 68c86c7325c17

Ministri i Mbrojtjes: Italia e papërgatitur për një sulm nga Rusia apo vendet e tjera

September 15, 2025
1 minut lexim

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto tha sot se Italia nuk do të ishte gati nëse Rusia apo një vend tjeter do të vendoste ta sulmonte.

“Ne nuk jemi gati as për një sulm rus dhe as për një sulm nga një vend tjetër”, tha Crosetto në një aktivitet të Marinës Italiane. “E kam thënë këtë për një kohë të gjatë”, theksoi ai.

“Mendoj se është detyra jonë ta vendosim këtë vend në një pozicion për t’u mbrojtur nëse një “i çmendur” vendos të na sulmojë: Unë nuk i referohem Putinit, i referohem kujtdo”, tha Crosetto.

“Ne nuk jemi gati sepse nuk kemi investuar më shumë në mbrojtje në 20 vitet e fundit, dhe për këtë arsye nuk mund të rikuperojmë 20 vjet në një ose dy vjet”, shtoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hakerat vjedhin te dhenat e 74 milione klienteve te markave luksoze 68c86c32e6bbd
Lajmi i mëparshëm

Hakerat vjedhin të dhënat e 7,4 milionë klientëve të markave luksoze

sondazhi shqiptaret mbeshtetesit me te vendosur te nato s 68c8713a8bc41
Lajmi i radhës

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë