ministri i mbrojtjes i italise denon sulmin me dron ndaj anijeve humanitare ne gaza 68d42f856fa48

Ministri i Mbrojtjes i Italisë dënon sulmin me dron ndaj anijeve humanitare në Gaza

September 24, 2025
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka dënuar sulmin me dron ndaj një grup aniesh të  cilat po përpiqej të shpërndante ndihma humanitare në Gaza, duke shkelur bllokadën izraelite.

Guido Crosetto është shprehur se kishte urdhëruar një fregatë të Marinës Italiane të drejtohej drejt 52 anijeve në Flotiljen Globale Sumud (GSF), të cilat ndodhen kryesisht në brigjet e Kretës, për të ndihmuar qytetarët italianë në bord.

Mediat e huaja raportojnë se qeveria izraelite ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijet të hyjë në Gaza, duke e akuzuar atë për lidhje me Hamasin. GSF ka deklaruar se misioni i saj është të “thyejë rrethimin e Gazës nga deti” dhe të ofrojë ndihmë humanitare.

Aktivistja Greta Thunberg, ishte në borin e anijeve dhe e quajti sulmin një “taktikë frikësimi” dhe shprehu angazhimin e saj për të vazhduar misionin. Ndërkohë, Izraeli ka mohuar akuzat për gjenocid dhe ka mbrojtur veprimet e tij, duke thënë se po vepron sipas ligjit ndërkombëtar.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi mitsotakis erdogan ne nju jork anullohet shkak publikimi paraprak nga athina 68d42dd36e96b
Lajmi i mëparshëm

Takimi Mitsotakis-Erdogan në Nju Jork anullohet, shkak publikimi paraprak nga Athina

pezullohet takimi erdogan mitsotakis shkak publikimi i parakohshem i agjendes 68d433c553f46
Lajmi i radhës

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës

Të fundit nga

ShkoLartë