ministri i kabinetit te netanyahut nuk kursen sulmet per mamdanin nju jorku do te udhehiqet nga nje mbeshtetes i hamasit 690b564613aa8

Ministri i kabinetit të Netanyahut nuk kursen sulmet për Mamdanin: Nju Jorku do të udhëhiqet nga një mbështetës i hamasit

November 5, 2025
1 minut lexim

Ministri izraelit i Diasporës, Amihai Shikli kritikoi Zohran Mamdanin, i cili u zgjodh kryetar bashkie i Nju Jorkut të martën, duke e quajtur atë një “mbështetës të Hamasit” dhe duke u bërë thirrje hebrenjve të qytetit të emigrojnë në Izrael.

Zohran Mamdani, 34 vjeç, do të bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë i Nju Jorkut në janar.

“Qyteti, dikur simbol i lirisë në botë, sapo ia ka besuar çelësat e tij një mbështetësi të Hamasit”, shkroi Ministri për Diasporën dhe Luftën kundër Antisemitizmit, Amichai Chikli në X.

Ai shtoi se qëndrimet e Mamdanit “nuk janë shumë larg atyre të fanatikëve islamistë që, 25 vjet më parë, vranë tre mijë” njerëz, një referencë për sulmet e 11 shtatorit 2001 të nisura nga Al Kaeda në Nju Jork dhe Uashington.

Në muajt e fundit, Zohran Mamdani ka folur disa herë kundër antisemitizmit, duke denoncuar islamofobinë, viktimë e së cilës ishte dhe ai.

Mamdani ka mbështetur prej kohësh kauzën palestineze. Qëndrimet e tij ndaj Izraelit, të cilin ai e ka përshkruar si një “regjim aparteidi” dhe sulmin e të cilit në Rripin e Gazës e ka denoncuar si “gjenocid”, kanë provokuar reagime të forta, kryesisht zemërimin e komunitetit hebraik.

Sulmi u nis në hakmarrje për sulmin e pashembullt të nisur nga lëvizja islamiste palestineze Hamas më 7 tetor 2023, në tokën izraelite.

“Nju Jorku nuk do të jetë kurrë i njëjtë, para së gjithash për komunitetin hebraik”, shtoi Chikli në X, duke u bërë thirrje “hebrenjve të Nju Jorkut që ta konsiderojnë seriozisht bërjen e Tokës së Izraelit shtëpinë e tyre të re”.

Fitorja e qartë zgjedhore e Mamdanit erdhi pavarësisht sulmeve që synonin rrënjët e tij politike dhe myslimane, kryesisht nga qarqet e biznesit dhe mediat konservatore, si dhe nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamje dhe detaje nga sekuestrimi i narko nendeteses me 1 7 ton kokaine 690b5498c5138
Lajmi i mëparshëm

Pamje dhe detaje nga sekuestrimi i narko-nëndetëses me 1.7 ton kokainë

i lidhur ne nje kryq dhe me uniformen e te burgosurit skulptura prej dylli e trump 690b5a825c632
Lajmi i radhës

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

Të fundit nga

ShkoLartë