Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi një takim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme me anëtarin e Bundestag, Peter Beyer, ku në qendër të bisedës ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e reformave dhe për hapat që pritet të ndërmerren në vijim në kuadër të negociatave për anëtarësim.
Palët folën gjithashtu për rëndësinë e vazhdimit të reformave kyçe dhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe partnerëve evropianë.
Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe rolin e Bundestagut gjerman në këtë proces.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Berlinit ndaj agjendës së zgjerimit të BE-së dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të integrimit evropian.
Burimi: botasot.info


