ministri i jashtem gjerman vizite ne ballkan test per kursin e gjermanise ne rajon 6919d6c81b259

Ministri i jashtëm gjerman vizitë në Ballkan: Test për kursin e Gjermanisë në rajon

November 16, 2025
min lexim

Ministri i jashtëm gjerman, Johann Wadephul nis sot në Sarajevë një vizitë katërditore në një rajon të cilin ai e njeh mirë. Shefi i diplomacisë gjermane ka drejtuar për vite me radhë Grupin e Ballkanit Perëndimor të CDU/CSU në Bundestag.

Këtë herë ndërkohë, siç kujton dhe DW, nuk udhëton si politikan specialist, por si drejtues i një ministrie, kursi i së cilës ndaj vendeve të këtij rajoni perceptohet gjithnjë e më i paqartë. Më herët, gjatë një takimi në Berlin,

Ministrja e Integrimit të Malit të Zi, Biljana Papovic, qe shprehur se shpreson për “më shumë angazhim nga Gjermania dhe më shumë qartësi se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet i qeverisë gjermane”. Për Podgoricën, drejtimi energjik i Gjermanisë mbetet thelbësor – jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe, por për gjithë dinamikën e procesit të zgjerimit në BE. Edhe në Tiranë, roli i Gjermanisë shihet ende pozitivisht, por analistë vendas i thanë medias të njohur gjermane se mbështetja e Berlinit “nuk është aspak e vetëkuptueshme”.

Barometri i fundit i BE-së tregon se vetëm 49 për qind e gjermanëve mbështesin zgjerimin. Prandaj, vizita e Wadephul për Tiranën është një sinjal politik me peshë, thotë DW. Mbështetja për BE-në në Shqipëri është ndër më të lartat në rajon: mbi 80 për qind e qytetarëve janë pro anëtarësimit. Pika më e ndjeshme e turit sakaq konsiderohet  Beogradi. Mbështetja për BE-në në Serbi është rreth 38 për qind, ndërsa ndikimi i Rusisë mbetet i fortë. CDU ka lidhje të ngushta politike me partinë e presidentit Aleksandar Vuçiq – por Serbia është vendi më i dobët në raportin e progresit të Komisionit. Kosova, shteti më i ri i Evropës, para tre vjetësh paraqiti kërkesën për anëtarësim në BE. Sot vendi ndodhet në krizë politike: tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare nuk ka ende qeveri funksionale, dhe zgjedhjet e reja duken të pashmangshme. Politologia Njomza Arifi shpreson që vizita e Wadephul “të japë një sinjal ndaj krizës dhe t’i nxisë përgjegjësit të gjejnë një zgjidhje”.

Pritjet ndaj Wadephul janë të qarta: Berlini duhet të pozicionohet. Paraardhësja e tij, Annalena Baerbock, e kishte shpallur integrimin e Ballkanit Perëndimor si një nga tri prioritetet kryesore. Sot dëgjohen “herë tre, herë pesë prioritete – dhe ndonjëherë Ballkani Perëndimor nuk është aty”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ra ne shina e u shtyp nga treni shpeton 45 vjecari ne hamburg 6919d5140772e
Lajmi i mëparshëm

Ra në shina e u shtyp nga treni, shpëton 45 vjeçari në Hamburg

protesta para kryeministrise berisha fillimi i platformes parlamentare 6919d9ebdb221
Lajmi i radhës

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë