ministri i jashtem araghchi nuk po pasurojme me uranium 691a0d53a5b55

Ministri i Jashtëm Araghchi: Nuk po pasurojmë më uranium

November 16, 2025
1 minut lexim

Irani nuk është më duke pasuruar uranium, ka deklaruar ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Iranit do t’i mohohet e drejta për një program bërthamor civil dhe për pasurimin e vet të uraniumit,” citoi sot agjencia shtetërore iraniane “IRNA “, deklaratën e Araghchi.

“Të gjitha objektet bërthamore të Iranit janë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) dhe se asnjë prej tyre nuk mbahet secret”, tha Araghchi.

Sipas tij, Teherani mbetet i gatshëm të rifillojë bisedimet bërthamore me Perëndimin, por vetëm mbi bazën e respektit të ndërsjellë.

Irani ndërpreu bashkëpunimin me IAEA-n pas sulmeve në qershor, çka do të thotë se nuk ka informacion të besueshëm mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturën bërthamore të vendit.

Teherani ka folur për “dëme të konsiderueshme” dhe ka theksuar se objektet duhet të riparohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që vendi të mund të rifillojë programin e tij bërthamor.

Një raport i IAEA-s tha se Irani kishte më shumë se 400 kilogramë uranium të pasuruar në nivel 60% përpara nisjes së luftës me Izraelin në qershor. Nuk është e qartë sa nga materiali shumë i pasuruar dhe kapaciteti i tij mbijetoi sulmet e rënda të Izraelit dhe SHBA-së.Irani është i vetmi vend në botë pa armë bërthamore që disponon uranium të pasuruar kaq shumë. Për të prodhuar armë bërthamore do të nevojitej pasurim deri në 90%, një objektiv që Teherani e mohon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pothuajse askush nuk e dallon dot muziken e krijuar nga ia 691a0d0feb3c0
Lajmi i mëparshëm

Pothuajse askush nuk e dallon dot muzikën e krijuar nga IA

moska ekzekuton dy ushtare ukrainas te kapur rob kievi hakmerret duke i vrare ruset 691a0f1ceaeaf
Lajmi i radhës

Moska ekzekuton dy ushtarë ukrainas të kapur rob, Kievi hakmerret duke i vrarë rusët

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë