ministri i drejtesise therret ne takim drejtoret e burgjeve lamallari transferim i personave me rrezikshmeri shkb te shtoje kontrollet 6967d45516a56

Ministri i Drejtësisë thërret në takim drejtorët e burgjeve, Lamallari: Transferim i personave me rrezikshmëri, SHKB të shtojë kontrollet

January 14, 2026
1 minut lexim

Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mblodhi sot pasdite në një takim drejtuesit e burgjeve në vend, të cilëve iu kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Deklarata e plotë e Ministrit të Drejtësisë:

Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend. Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, kam kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsiduruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë.

Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë.

Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde.

Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cënon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjenicitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eshs ne nentor te vitit te kaluar jane dhene 304 leje per ndertim 6967c7ced1dc9
Lajmi i mëparshëm

ESHS: Në nëntor të vitit të kaluar janë dhënë 304 leje për ndërtim

debutim endrrash per 16 vjecarin 6967d4b32c383
Lajmi i radhës

Debutim ëndrrash për 16-vjeçarin

Të fundit nga

ShkoLartë