MUHAMET HOXHA

Ministri Hoxha zbulon planin që do të ndryshojë menaxhimin e mbetjeve të ngurta!

February 12, 2026
1 minut lexim
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë në ngjarjen “Rrugët për aftësi dhe përfshirje në sektorin e mbetjeve të ngurta”, organizuar nga Zyra e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Maqedoninë e Veriut, e cila u mbajt në hotelin “Holiday Inn” në Shkup.
Në fjalën e tij, ministri Hoxha u ndal te politikat sistemore në fushën e menaxhimit të mbetjeve, duke theksuar se Sistemi Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve tashmë po kalon nga koncepti në realitet.
“Është shumë e rëndësishme që Sistemi Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve nuk është më vetëm një ide në letër. Ne tashmë po ndërtojmë infrastrukturën që është baza e këtij sistemi. Prandaj, viti 2026 është viti i ndryshimeve reale. Kjo do të thotë fund i improvizimeve”, theksoi ministri Hoxha.
Ai rikujtoi se që nga fillimi i mandatit të tij, menaxhimin e mbetjeve e ka vendosur si një nga prioritetet kryesore, duke nënvizuar se janë të domosdoshme zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.
“Nuk kemi më kohë për zgjidhje të përkohshme. Na duhet një sistem i qëndrueshëm që do ta mbrojë shëndetin e qytetarëve. Në ndërtimin e këtij sistemi, është thelbësore të kemi fuqi punëtore dhe aftësi të përshtatshme sipas nevojave”, theksoi Hoxha.
Ministri vuri në pah edhe rolin e rëndësishëm të partnerëve evropianë në procesin e vendosjes së një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve.
“Partneriteti ynë me BERZH-in dhe Bashkimin Evropian nuk është formalitet, por një mjet për zgjidhjen e problemeve reale, të akumuluara prej dekadash.Menaxhimi i mbetjeve sot nuk është vetëm çështje mjedisore – është mundësi ekonomike, çështje e punës dinjitoze dhe e drejtësisë sociale”, tha ai.

Në fund, Hoxha theksoi se menaxhimi i mbetjeve duhet të shndërrohet në burim rritjeje dhe inovacioni, në vend që të mbetet problem mjedisor, duke shtuar se transformimi i gjelbër duhet të realizohet në terren, përmes ndërtimit të infrastrukturës moderne, si rruga e vetme drejt një mjedisi më të pastër dhe një cilësie më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kujt i takon paga e 13 te tregon murati 698db730bc889
Lajmi i mëparshëm

Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati

BILALL KASAMI 1
Lajmi i radhës

Kasami i përgjigjet Mickoskit: Sonte vendos kryesia, fjalën timë e thashë mbrëmë

Të fundit nga

Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime mbi pikëpyetjet e shumta se kujt i takon paga e 13-të. Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Murati deklaroi

Al-Khelaifi e quan diçka historike

Pas ditësh tensioni dhe negociatash të fshehta, Real Madridi ka zyrtarizuar largimin nga projekti i Superligës Europiane, duke mbyllur një kapitull që filloi pothuaj pesë vite më parë. Në prill 2018, 12
ShkoLartë