ministri hoxha takon deputetin shqiptar ne suedi rrenjet tona mbeten te gjalla kudo arritjet e tij tregojne se identiteti yne vetem forcohet 69dcf0e039fc0

Ministri Hoxha takon deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo, arritjet e tij tregojnë se identiteti ynë vetëm forcohet

April 13, 2026
1 minut lexim

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Tiranë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, një figurë e njohur e diasporës shqiptare.

Takimi, në kuadër të Samitit të IV të Diasporës, u konsiderua si një moment i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit, veçanërisht me përfaqësues që kanë arritur të integrohen dhe të kontribuojnë në nivelet më të larta të jetës politike në vendet ku jetojnë.

Në një reagim në platformën X, ministri Hoxha e cilësoi Arbër Gashin si një histori suksesi dhe një shembull krenarie për shqiptarët kudo në botë. Ministri nënvizoi se rrugëtimi i tij është dëshmi e qartë se rrënjët shqiptare mbeten të forta dhe të gjalla, pavarësisht distancës gjeografike.

“Arbëri, bir i Drenicës, është një histori suksesi dhe një shembull krenarie. Është dëshmi e qartë se rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë shqiptarët. Identiteti ynë nuk humbet, përkundrazi, ai forcohet dhe pasurohet”, shkruan ministri Hoxha.

Shembuj të tillë, përfaqësues të diasporës, janë jo vetëm të mirëintegruar, por edhe të fuqizuar dhe aktivë në vendimmarrje si një frymëzim konkret për të gjithë shqiptarët.

Samiti i Diasporës vijon të shërbejë si një platformë e rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve nga e gjithë bota, duke nxitur dialogun, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e partneriteteve të reja në funksion të zhvillimit dhe përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pacolli ftohet ne konferencen e nju jorkut per ujin 69dceff5ad354
Lajmi i mëparshëm

Pacolli ftohet në konferencën e Nju Jorkut për ujin

ludo lee as oltes e as leonores sdo tia vazhdoja kontraten per opinioniste ne big brother 69dcf2779134f
Lajmi i radhës

Ludo Lee: As Oltës e as Leonorës s’do t’ia vazhdoja kontratën për opinioniste në Big Brother

Të fundit nga

ShkoLartë