FB IMG 1766599299523

Ministri Hoxha merr drejtimin e ambientit jetësor, fokus në rezultate dhe transparencë

December 24, 2025
1 minut lexim

Me një mesazh të qartë për përgjegjësi, ligjshmëri dhe rezultate konkrete, sot ka nisur zyrtarisht mandati i Muhamet Hoxhës si Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Hoxha vjen në këtë funksion si kuadër i Lëvizjes Demokratike, pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës VLEN, duke shënuar një kapitull të ri në menaxhimin e politikave mjedisore në vend.

Në statusin e tij të parë në faqen zyrtare në facebook, Hoxha ka theksuar se drejtimi i këtij dikasteri përfaqëson një përgjegjësi të lartë shtetërore, por edhe një angazhim të palëkundur për shërbim profesional, me integritet dhe në funksion të interesit publik.

“Ambient i shëndetshëm nënkupton qytetarë të shëndetshëm”, ka shkruar Hoxha, duke e cilësuar mbrojtjen e mjedisit jetësor si çështje strategjike nacionale, të ndërlidhur drejtpërdrejt me shëndetin publik, zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësinë e jetës.

Sipas Hoxhës, fokusi kryesor i mandatit të tij do të jetë forcimi i politikave mjedisore, zbatimi rigoroz i ligjit dhe rritja e përgjegjshmërisë institucionale, pa kompromis.

Ministri i ri shprehu mirënjohje për besimin e dhënë, duke garantuar se ky besim do të shndërrohet në punë konkrete, vendime të bazuara në ligj dhe rezultate të matshme, në përputhje me vizionin qeverisës të koalicionit VLEN për reforma reale dhe transparencë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

papa leoni kerkon 24 ore paqe ne ukraine per krishtlindje 694c2c4442895
Lajmi i mëparshëm

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

10 gabimet me te keqija me gjumin kafeina alkooli dhe stresi ju pengon te flini 694c2e51f1cd9
Lajmi i radhës

10 gabimet më të këqija me gjumin: Kafeina, Alkooli dhe Stresi ju pengon të flini

Të fundit nga

Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

Ambasadori i Polonisë në Francë është shkarkuar nga posti i tij, në pritje të rezultateve të një hetimi ndaj tij për “ndikim të pahijshëm” që përfshin një institucion që jepte diploma të falsifikuara. Jan Emerick Rosyszewski,
ShkoLartë