ministri hoxha javen e ardhshme vizite zyrtare ne spanje 69b57dc13f2d1

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

March 14, 2026
1 minut lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura në Tiranë.

Gjatë takimit, ministri bëri të ditur se i shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Spanjës ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ndërsa shënojmë 40-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë  dhe Spanjë, rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar edhe më tej lidhjet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, theksoi Hoxha.

Ministri njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Spnajë, e cila sipas Hoxhës “do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në afrimin edhe më të madh të vendeve tona”.

“Hapësirat për bashkëpunim janë edhe më të shumta, jo vetëm në turizëm, ku “Meliá Hotels International” ka hapur rrugën për një prani më të madhe spanjolle, por edhe në energjinë e rinovueshme, infrastrukturë, agro-industri dhe sektorë të tjerë me potencial të madh për partneritet”, theksoi ministri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

poshte komunizmi plasin protestat ne kube digjet dega lokale e partise komuniste 69b57c59a1bdf
Lajmi i mëparshëm

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

qytetaret dialogu kosove serbi duhet te perfundoje njehere e pergjithmone 69b57e397e134
Lajmi i radhës

Qytetarët: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Të fundit nga

ShkoLartë