Ministri i ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka mohuar se e ka hequr fotografinë e presidentes Vjosa Osmani nga zyra.
Sipas protokollit zyrtar, fotografia e presidentit/presidentes është e obligueshme të jetë në institucionet zyrtare dhe në zyret e ministrave.
Gashani tha se mediat po tentojnë të baltosin institucionin dhe personalitetin e tij.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Po qarkullon kjo dezinformatë që po e shihni më poshtë.
Dua t’ju siguroj të gjithëve se kjo natyrisht se nuk është e vërtetë dhe bashkë me stafin tim jam duke e përgatitur padinë kundër kësaj gazete dhe kundër mediave që po e shpërndajnë këtë përpjekje për baltosjen e institucionit të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë si dhe të personalitetit tim.
Burimi: botasot.info


