ministri ferati takon ambasadorin e kosoves diskutojne per forcimin e bashkepunimit institucional 6a63e22460874

Ministri Ferati takon ambasadorin e Kosovës, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit institucional

July 25, 2026
1 minut lexim

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ku është diskutuar për reformimin e ministrisë, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe nisma të reja të përbashkëta.

Ferati bëri të ditur se, përveç vizitës protokollare, me ambasadorin Qehaja kanë zhvilluar një bisedë të hapur për gjendjen aktuale në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe drejtimin që synohet t’i jepet institucionit.

“Zhvilluam një bisedë të hapur mbi gjendjen aktuale në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, vizionin e ri për menaxhimin dhe zhvillimin institucional, si dhe procesin e ristrukturimit, që synon rritjen e efikasitetit dhe modernizimin e institucionit”, deklaroi Ferati.

Sipas tij, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve në fusha me interes të përbashkët.

“Shkëmbyem ide për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona në fusha me interes të përbashkët, me synimin për të forcuar partneritetin dhe për të ndërtuar iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin dhe dialogun ndërinstitucional”, tha ministri.

Ferati njoftoi se nga takimi ka dalë edhe një ide konkrete bashkëpunimi, e quajtur “Beyond Borders Lab”, e cila do të jetë një punëtori e përbashkët e dedikuar për të rinjtë, me fokus në inteligjencën artificiale, inovacionin dhe teknologjitë e reja digjitale.

“Synojmë të krijojmë ide bashkëpunimi me çdo ambasadë të akredituar në vend”, theksoi Ferati, duke shtuar se ministria do të vazhdojë të ndërtojë partneritete që nxisin dialogun dhe zhvillimin institucional.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamela anderson flet per punen ne filmin rosebush pruning nuk do te jete per te gjithe leximi ne kopsht me pastron mendjen 6a63df7c3dbff
Lajmi i mëparshëm

Pamela Anderson flet për punën në filmin “Rosebush Pruning”: Nuk do të jetë për të gjithë, leximi në kopsht më pastron mendjen

nje 27 vjecar nga kumanova nderroi jete ne burg 6a63e36d0bc4c
Lajmi i radhës

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

Të fundit nga

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

Një i burgour njëzet e shtatë vjeç nga Kumanova u gjet i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues burgun K’shanje, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu K’shanje u raportua
ShkoLartë