ministri durmishi sdo te tolerojme rritje te pajustifikuara te cmimeve 68960b670f4e9

Ministri Durmishi: S’do të tolerojmë rritje të pajustifikuara të çmimeve!

August 8, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar masa rigoroze nëse çmimet e ushqimeve nuk stabilizohen brenda këtij muaji.
Në një takim të zhvilluar sot me përfaqësues të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, importues të ushqimeve, pijeve, frutave dhe perimeve, u diskutua hapur për çmimet aktuale dhe nevojën për t’i mbajtur ato nën kontroll.
“Do ta monitorojmë nga afër situatën gjatë gjithë këtij muaji. Nëse shifrat e inflacionit rriten përsëri dhe çmimet nuk rregullohen, do të propozoj masa rigoroze. Ndërhyrja në treg është e pashmangshme nëse nuk ka vetërregullim të mirë. Qytetarët duhet të mbrohen nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve dhe çmimet nuk duhet të jenë një mjet për fitim në kurriz të standardeve të jetesës”, shkroi Durmishi në rrjetet sociale.
Ai shton se çdo masë që do të ndërmerret do të ketë për qëllim parandalimin e spekulimeve dhe garantimin e një tregu të ndershëm.

FB IMG 1754663429960

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rita ora sjell kengen e re joy 6896072ddc094
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora sjell këngën e re “Joy”

cairi hap cerdhen me te madhe ne rmv mexhiti ne nuk bejme llafe ne punojme 68960b69c8389
Lajmi i radhës

Çairi hap çerdhen më të madhe në RMV, Mexhiti: Ne nuk bëjmë llafe, ne punojmë

Të fundit nga

ShkoLartë