ministri durmishi prezantoi masen e re te praktikes shans per mbi 1 300 te rinj te papune 686527b1cc6ba

Ministri Durmishi prezantoi masën e re të praktikës – shans për mbi 1.300 të rinj të papunë

July 2, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi sot masën e re të praktikës si pjesë e Planit Operativ për Masat Aktive të Punësimit për vitin 2025. Me këtë masë, investohet drejtpërdrejt në njohuritë, kapacitetet dhe potencialin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç.
“Ky nuk është vetëm plan në letër – ky është plan për të ardhmen. Plan në të cilin çdo i ri, çdo grua, çdo i papunë ka një shans”, tha ministri Durmishi.
Qëllimi i masës është 1.352 persona të papunë deri në moshën 29 vjeç, me të paktën arsim të mesëm, të përvetësojnë shkathtësi praktike pune, njohuri dhe përvojë. Risi është vendosja e praktikave virtuale – onlajn për 40 persona, i përshtatur me kushtet moderne të punës. Për të gjithë të përfshirët, është siguruar kompensim prej 12.000 denarë, me sigurim dhe tatim personal të paguar, në kohëzgjatje deri në tre muaj.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

evzi isufi drejtor i ri i shtepise se shendetit ne likove 6865259553898
Lajmi i mëparshëm

Evzi Isufi, drejtor i ri i Shtëpisë së Shëndetit në Likovë

fetai krasniqi po pergatisim institucionet per realitetin e ri te perfaqesimit te drejte 68652cd84888f
Lajmi i radhës

Fetai-Krasniqi: Po përgatisim institucionet për realitetin e ri të përfaqësimit të drejtë

Të fundit nga

ShkoLartë