ministri aliu piku i gripit sezonal pritet ne tre javet e ardhshme apel per vaksinim 695bea4fef358

Ministri Aliu: Piku i gripit sezonal pritet në tre javët e ardhshme, apel për vaksinim

January 5, 2026
1 minut lexim

Piku i gripit sezonal pritet në dy deri tre javët e ardhshme. Aktualisht nuk është regjistruar numër i shtuar i pacientëve me grip, krahasuar me vitet e shkuara në po të njëjtin sezon. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, shpjegon se shtimi i të prekurve nga gripi në këtë periudhë është normale, sikurse çdo vit tjetër. Ai apelon qytetarët të vaksinohen, pasi kanë mbetur edhe tre mijë vaksina anti-grip.

“Qytetarët i informoj që të mund të vaksinohen më tej. Ne kemi diku deri në tre mijë vaksina, të cilat i kemi në stok. Ato mund të përdoren. Kisha lutur që qytetarët të shkojnë pa pasur nevojë të regjistrohen në portalin për vaksinim, direkt të shkojnë në ndonjë institucion shëndetësor dhe të vaksinohen, sidomos apeloj qytetarët që janë të kategorive të rrezikuara, siç janë të moshuarit, personat të cilët punojnë në sektorë të ndryshëm, sidomos në shëndetësi dhe gratë shtatzëna.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, përcjell PressOnline.al

Deri më tani nëpër punkte shëndetësore janë vaksinuar 77 mijë persona të kategorive të ndryshme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bexheti reagon absurde te quhet skandal kompania ligjore e femijeve te mi madhore 695be8fdb9f63
Lajmi i mëparshëm

Bexheti reagon: Absurde të quhet “skandal” kompania ligjore e fëmijëve të mi madhorë

asllani larg torinos flet trajneri na duhen lojtare me deshire dhe grinte 695bf7335c1c4
Lajmi i radhës

Asllani larg Torinos, flet trajneri: Na duhen lojtarë me dëshirë dhe grintë

Të fundit nga

ShkoLartë