mincevi administrata publike nuk eshte me nje zone e mbrojtur per te privilegjuarit por nje servis per qytetaret 686510bb7dc57

Minçevi: Administrata publike nuk është më një zonë e mbrojtur për të privilegjuarit, por një servis për qytetarët

July 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 korrik – Ministri i Administratës Publike Aleksandar Minçev, sot në një konferencë për shtyp me rastin e njëvjetorit të themelimit të Ministrisë, prezantoi rezultatet kryesore dhe lëvizjet reformuese të cilat, siç tha, e kanë hedhur themelin e kulturës së re të menaxhimit në sektorin publik.

“Formimi i Ministrisë së Administratës Publike nuk ishte një hap burokratik. Ishte një mesazh politik. Një mesazh se nuk ka më vend për punësime partiake, për institucione jofunksionale, për marrëveshje sekrete dhe për pamësim”, tha Minçevi, duke theksuar se administrata publike nuk duhet të jetë më një “zonë e mbrojtur për individë të privilegjuar”, por një servis për qytetarët.

Ndër masat kryesore të ndërmarra ai i veçoi korrigjimin e Balancuesit, pra metodologjinë për llogaritjen e përfaqësimit etnik në sektorin publik.

“Llogaritjen e harmonizuam në përputhje me Ligjin e atëhershëm në fuqi, bazuar në popullsinë reale rezidente, dhe jo sipas llogaritjes së mëparshme të popullsisë jorezidente”, shpjegoi Minçevi.

I theksoi edhe debatet publike me institucionet dhe sektorin e shoqërisë civile në kuadër të fushatës “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, gjegjësisht katër debate publike, përfshirë një seancë përfundimtare në komisionin parlamentar amë.

Ministri paralajmëroi se zgjidhjet ligjore të cilat kanë dolë nga konsultimet publike janë tashmë në fazën përfundimtare në Kuvend.

“Kemi hedhur themelet e asaj kulture të re. Maqedonia është e vendosur të bëhet një shtet modern, evropian dhe kjo nuk mund të arrihet me shprehi të vjetra, por me një kulturë të re qeverisjeje”, përfundoi Minçevi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne vallandove ende nuk eshte vene nen kontroll dje lendime te lehta moren dy te punesuar 68650b91d607e
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Vallandovë ende nuk është vënë nën kontroll, dje lëndime të lehta morën dy të punësuar

berisha ne asamblene e osbe shqiperia po shpopullohet ne menyre dramatike mbi 45 perqind e qytetareve jane larguar ne 10 vite 68651a1840981
Lajmi i radhës

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet në mënyrë dramatike. Mbi 45 përqind e qytetarëve janë larguar në 10 vite

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë