mincev partizimi punesimet permes miqeve dhe familjareve e kane bere administraten me vellimore dhe te ngadalshme 68cd225146cbb

Minçev: Partizimi, punësimet përmes miqëve dhe familjarëve e kanë bërë administratën më vëllimore dhe të ngadalshme

September 19, 2025
min lexim

Shkup, 19 shtator – Partizimi, punësimet përmes miqve dhe familjarëve gjatë 30 viteve të fundit e kanë sjellë administratën në një gjendje të tillë, të jetë jofunksionale, e rëndë, e ngadalshme dhe joefikase, tha sot ministi i Administratës Publike, Goran Minçev, duke paralajmëruar paketën e re të ligjeve për përmirësimin dhe profesionalizimin e nënpunësve shtetërorë. 

Siç theksoi Minçev, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me ambasadorin francez, Kristof Le Rigoler, Qeveria është fuqishëm e fokusuar në departizimin e administratës, por edhe të racionalizimit të saj, që është edhe një detyrim i vendit për anëtarësim në BE.

“Miratuam një paket prej katër ligje që i konsiderojmë si një hap përpara drejt reformave në administratë. Njëri prej tyre, për akademinë, ka të bëjë me edukimin  e administratës dhe kjo do të jetë prioritet kyç në periudhën e ardhshme. Fillojmë jo vetëm me edukimin e të punësuarve të rinj në sektorin publik, por edhe me ruajtjen e vazhdimësisë së dijes për të tjerët, të cilët duhet të ndjekin trendet moderne dhe procesin evropian. Qëllimi përfundimtar është që t’u ofrohen shërbime më të mira qytetarëve. Pra, përveç departizimit, në periudhën e ardhshme nisim edhe një proces të ri me një paketë prej tre ligjesh të reja: për shërbimin e lartë drejtues, për pagat dhe për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore”, tha Minçev, në pyetjen e gazetarëve. 

Ai gjithashtu paralajmëroi një debat të gjerë publik për zgjidhjet ligjore.

“Mendoj se kemi mundësi të mirë të fillojmë me shkurtimin minimal të të ashtuquajturave bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse, ose përmes harmonizimit të numrit të anëtarëve në këto borde. Sigurisht, do të pasojë dhe bashkimi i disa institucioneve me të tjera, me ç’rast do të hyjmë në një proces që është obligimi ynë për anëtarësim në BE, ndërsa kjo është shkurtimi prej 40% e përdoruesve të buxhetit. Jemi dëshmitarë se kemi një numër të madh institucionesh që kanë vetëm një ose dy të punësuar, ose që në të kaluarë janë krijuar për të kënaqur nevojat politike apo partiake të dikujt. Të gjitha këto do t’i shqyrtojmë me kujdes dhe shpresoj që në periudhën e ardhshme, përmes debatit publik, do të arrijmë te zgjidhja më e mirë – që këto institucione të hyjnë në kuadër të tjerave, në mënyrë që administrata të jetë më e vogël dhe më efikase”, theksoi Minçev. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emily ratajkowski mahnit me kostumin e saj te zi ne javen e modes ne londer 68cd11b6a2aea
Lajmi i mëparshëm

Emily Ratajkowski mahnit me kostumin e saj të zi në Javën e Modës në Londër

arrestohen disa persona aksion i madh policor ndaj grupit te organizuar kriminal 68cd22f24aca1
Lajmi i radhës

Arrestohen disa persona, aksion i madh policor ndaj grupit të organizuar kriminal

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë