mincev fillojme me nje debat publik per tre ligje te reja qe duhet te miratohen deri ne dhjetor 688211bbbed3e

Minçev: Fillojmë me një debat publik për tre ligje të reja që duhet të miratohen deri në dhjetor

July 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 korrik – Garanci për departizimin dhe profesionalizimin e administratës publike, sipas ministrit të Administratës Publike Goran Minçev, është pakoja e ligjeve reformuese që tashmë janë miratuar, ndërsa deri në fund të vitit pritet të miratohen edhe tre ligje të reja.

Minçev sot paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të fillohet me debatet publike për pakon e re të ligjeve, përfshirë Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës dhe Ligjin për Pagat, të cilat duhet të miratohen deri në fund të këtij viti.

“Shpresoj se do t’i miratojmë deri më 31 dhjetor 2025, megjithëse procesi zgjedhor mund ta vonojë pak miratimin e këtyre ligjeve”, tha Minçev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Qendrës së rinovuar për trajnim të nëpunësve administrativ të Ministrisë së Administratës Publike.

Sipas Minçevit, ekziston një vullnet i fortë politik për ta bërë administratën publike jopartiake dhe profesionale, kurse treguesi më i mirë për këtë është pakoja e miratuar prej katër ligjesh.

“Para një periudhe të caktuar është miratuar një pako prej katër ligjesh reformuese që nuk ishin miratuar për 10 vjet. Këto ligje ishin pjesë e raportit të BE-së për pesë vjet si hapi i parë drejt reformave në administratën publike. Ky është një tregues i qartë se vetëm për një vit kjo Qeveri ka sjellë atë që nuk ishte miratuar për 10 vjet dhe po bën hapa thelbësorë në mënyrën e të menduarit se si duhet të duket administrata publike. Garancia për departizimin e administratës publike janë zgjidhjet e reja ligjore, pra rritja e kritereve që janë brenda kornizës së këtyre ligjeve për pjesëmarrje në shpalljet publike që do të shpallen nga institucionet në të ardhmen”, theksoi Minçev. l

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai e qoku vizitojne levizjen vetevendosje me kurti dhe konjufcen flasin per zgjedhjet lokale 68820c91af0cd
Lajmi i mëparshëm

Fetai e Qoku vizitojnë Lëvizjen Vetëvendosje, me Kurti dhe Konjufcën flasin për zgjedhjet lokale

vrau vellain dhe kunaten prokuroria kerkon burgim te perjetshem per arsen muskurtin 68821b1839cb4
Lajmi i radhës

Vrau vëllain dhe kunatën, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë