millie bobby brown emocionon ne premieren e fundit te stranger things 690e701361c1d

Millie Bobby Brown emocionon në premierën e fundit të “Stranger Things”

November 8, 2025
1 minut lexim

Aktorja e njohur britanike Millie Bobby Brown u shfaq plot shkëlqim në premierën në Los Anxhelos të sezonit të pestë dhe të fundit të serialit ikonik “Stranger Things”, duke ndarë emocionet e saj për mbylljen e një dekade që i ndryshoi jetën.

Pas lajmeve për mosmarrëveshje mes saj dhe aktorit David Harbour, dyshja vendosi të shuajë çdo thashethem me një paraqitje të përbashkët në tapetin e kuq, duke u përqafuar e buzëqeshur para kamerave.

“Ka qenë e mrekullueshme. Jemi me fat që kemi njëri-tjetrin,” – tha Millie. – “Ky serial ka një domethënie të madhe për ne të dy dhe për të gjithë këtu.”

Image

Millie Bobby Brown

Aktorja shtoi se përfundimi i serialit është një moment i ngarkuar emocionalisht për të gjithë ekipin:
“Kanë qenë dhjetë vitet e fundit të jetës sonë. I kemi kushtuar aq shumë këtij projekti dhe mezi presim që publiku të shohë gjithçka në ekran.”

Në moshën 21-vjeçare, Millie u kthye pas në kohë, duke kujtuar fillimet e saj si vajzë 10-vjeçare në setin e “Stranger Things”:
“Kam jetuar çdo ditë sikur të ishte dita e parë e xhirimeve, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse jam përpjekur të ruaj çdo moment me gjithë shpirt. Por, shumë gjëra kanë ndryshuar,” – rrëfeu ajo me një buzëqeshje.

Image

Millie Bobby Brown, David Harbour

Brown, e cila u martua me Jake Bongiovi në vitin 2024 dhe së fundmi ka adoptuar një vajzë të vogël, tregoi me krenari unazën e martesës teksa përsëriti: “Shumë gjëra kanë ndryshuar.”

Sezoni i pestë i “Stranger Things”, vëllimi i parë, do të publikohet më 26 nëntor në Netflix, duke i dhënë fund një epoke që ka bërë histori në televizionin modern.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haradinaj ardiani frymezim per gjakoven dhe potencialin e saj 690e6eeff25ff
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj: Ardiani, frymëzim për Gjakovën dhe potencialin e saj

ligji i barazise gjinore spahia 21 vende te be se nuk e kane nuk ka lidhje me integrimin 690e82baae189
Lajmi i radhës

Ligji i Barazisë Gjinore/ Spahia: 21 vende të BE-së nuk e kanë, nuk ka lidhje me integrimin

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë