Veprimtari nga diaspora, Ilir Canhasi ka bërë një shkrim lidhur me gazetarin Milaim Zeka.
Canhasi përmes një shkrimi në Facebook, citon albanologun dhe ambasadorin e kulturës shqiptare në Suedi dhe reagimin e tij për Zekën, duke e quajtur morr në vrimat e flamurit.
Tutje, ai përgëzon ambasadorin Ullma Qvick, duke thënë se ai e thotë të vërtetën dhe se njerëzit e mëdhenj kanë edhe guximin ta thonë të vërtetën.
Zeka që ka edhe fotografi me të arrestuarin për spiunazh, Fatmir Shehollin, sipas Canhasit, është i pranishëm në media për shkak të mosreagimit të njerëzve.
Shkrimi i plotë:
Heshtja është krimi më i madh që mund ti bëjmë atdheut!
Kështu reagon albanologu më i dashur dhe njëherësh ambasador i kulturës shqiptare në Suedi, z. Ullmar Qvick, ndaj fyerjes që ai i bëri diasporës shqiptare.
”Milaim Zeka një morr në vrimat e flamurit tonë!
Çdo flamur ka morra në vrimat e tij. Milaim Zeka u përjashtua nga redaksia e gazetës Lajmëtari për arsye të shkeljeve në punë. Mê habit shumë se ky person sot, 30 vite më vonë, merr pjesë në jetën publike të mediave në Kosovë. Si duket Akademia e Poshtërsive ka vend të respektuar në Ballkan!”
Të lumtë, z. Ullmar që tregoni të vërtetën!
Kur kjo e vërtetë vjen nga një albanolog i respektueshëm nga mbarë bota shqiptare, njëherësh është edhe një shuplakë e madhe për ata që mbronin këtë njeri me një qind të meta!
Njerëzit e mëdhenj kanë edhe guximin ta thojnë të vërtetën e që njerëzit e vegjël nuk e kanë këtë veti!
Mos u frigoni kurrë nga e vërteta!
Mos reagimi ynë lejon pjesmarrjen e tyre në jetën publike të mediave në vend, ashtu siç e thotë edhe z. Ullmar!
Foto;
Në krah të tij është spiuni Fatmir Sheholli që u arrestua dje nga policia shqiptare.
Burimi: botasot.info


