milaim nela emerimi i liburn aliut ne durres perversitet politik i edi rames 6900ffc284ec2

Milaim Nela: Emërimi i Liburn Aliut në Durrës, “perversitet politik i Edi Ramës”

October 28, 2025
1 minut lexim

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj emërimit të ish-ministrit të Kosovës, Liburn Aliu, si drejtor i Portit të Durrësit, duke e quajtur këtë “perversitet politik të Edi Ramës”.

Sipas Nelës, ky veprim është një “njollë e zezë” për qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tha se Rama përmes këtij emërimi po përpiqet të tregojë se nuk ka problem me Kosovën, por vetëm me kryeministrin Albin Kurti.

“Ta pranosh një post të tillë nga njeriu që ka dëmtuar shtetësinë e Kosovës, ose je bashkëpunëtor i Serbisë, ose një naiv politik”, shkroi Nela, duke e përmbyllur me pyetjen: “Çka je ti, Liburn?”

Reagimi në Facebook:

“DREJTORI” LIBURN ALIU – PERVERSITET POLITIK I EDVIN RAMËS

Emërimi i Liburn Aliut drejtor i Portit të Durrësit është indirekt kompromentim i rëndë dhe njollë e zezë mbi qeverinë e Kosovës dhe Levizjen VV!

Liburn Aliu nuk është politikan dosido por një ish funksionar i lartë i subjektit politik më të madh në Kosovë dhe ish ministër i rëndësishëm i Albin Kurtit.

Ky emërim është një diversion i pisët dhe palaçollëk i Edi Ramës përmes të cilit përveç të tjerave ai iu thotë shqiptarëve por edhe të huajve se ai nuk ka problem me qeverinë e Kosovës dhe Kosovën por vetëm me Albin Kurtin.

Të pranosh post të lartë publik me vetëdije të plotë nga njeriu që kaq shumë dëme i ka shkaktuar Kosovës dhe shtetësisë së saj këtë mund ta bëjë ose një bashkëpunëtor i Serbisë pra një antishqiptar safi ose një naiv teveqel politik (si fjala vjen Gent Caka) që nuk e ka haberin se çka ndodh në trojet shqiptare!

Pa harruar që Porti i Durrësit është një nga ndërmarrjet ma korruptive dhe më të kriminalizuara në Shqipëri gjatë sundimit soro-rilindas. Paraadhësit në atë post janë nën hetim e shumë shpejt do jenë pas hekurave.

Sa e njoh nga larg nuk di nëse Liburni asht naiv?

Çka je ti Liburn?

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

duplantis shpallet atleti europian i vitit 2025 6900ffb45a453
Lajmi i mëparshëm

Duplantis shpallet “Atleti Europian i Vitit 2025”

femijet bene foto me kalin por i ati nuk pagoi para 62 vjecari vrau turistin ne sy te familjareve ne berat 69010063650ad
Lajmi i radhës

Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/ 62-vjeçari vrau turistin në sy të familjarëve në Berat

Të fundit nga

ShkoLartë