miftaraj i reagon osmanit gabimi siguria kombetare nuk mbrohet me konferenca 689241e1e7d27

​Miftaraj i reagon Osmanit: Gabimi, siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca

August 5, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese sa i përket pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, brenda afatit tridhjetëditor, duke thënë se siguria kombëtare nuk mbrohet përmes konferencave për media.

Osmani në një konferencë për media tha se ka tërhequr kërkesën për arsye se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban dhe meqë i njëjti, sipas institucioneve të sigurisë, cenon sigurinë kombëtare,

Miftaraj në reagimin e tij ka shkruar në Facebook se nuk sulmohet Gjykata Kushtetuese në këtë mënyrë nga Presidentja e Republikës.

“Lidhur me gjyqtarin Llaban, IKD e kishte kundërshtuar në mënyrë publike emërimin e tij.

Sidoqoftë, siguria kombëtare ruhet dhe mirëmbahet nga autoritetet kompetente e kurrë përmes politizimit të GJK dhe sulmeve të tilla nga Presidenca. Gabim dhe ndërtim i një kulture të re që cenon rëndë pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hedh syte nga dy yje te tjere 689241de76eb8
Lajmi i mëparshëm

Hedh sytë nga dy yje të tjerë

zelensky zhvillon bisede telefonike me trump lideri ukrainas e falenderoj per mbeshtetjen eshte plotesisht i informuar per sulmet ruse 6892430add08f
Lajmi i radhës

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falenderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

Të fundit nga

ShkoLartë