mickoski te orbani ne hungari mes skandalit te spiunimit dhe tensioneve me be ne 69ca4cad0530d

Mickoski te Orbani në Hungari mes skandalit të spiunimit dhe tensioneve me BE-në

March 30, 2026
1 minut lexim
461405616 1131621054986486 5531235515414015791 n

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po qëndron për vizitë politiko-ekonomike në Budapest, ku pritet të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orbán për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale. Vizita përfshin edhe pjesëmarrjen në forumin e biznesit mes Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e kontakteve të reja ndërmjet kompanive të dy vendeve. Megjithatë, kjo vizitë po zhvillohet në një moment të ndjeshëm politik dhe gjeopolitik, të shoqëruar me dyshime dhe tensione në raportet mes Hungarisë dhe Bashkimit Evropian, raporton Portalb.mk.

Sipas raportimeve të fundit, duke iu referuar burimeve diplomatike evropiane, Bashkimi Evropian ka filluar të kufizojë ndarjen e informacioneve konfidenciale me Hungarinë dhe madje të zhvillojë takime në formate më të vogla, për shkak të shqetësimeve se informacione të ndjeshme mund të rrjedhin drejt Rusisë .

Këto shqetësime lidhen me akuzat se përfaqësues të qeverisë hungareze kanë ndarë detaje nga takimet e BE-së me Moskën, konkretisht me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov .

Po ashtu, sipas një dokumenti të inteligjencës ruse (SVR), është propozuar një skenar për inskenimin e një tentative atentati ndaj Orbánit, si mënyrë për të ndikuar në zgjedhjet në Hungari.

Në një raport, gazeta Washington Post tha se qeveria e Orbán-it mbajti kontakte të ngushta me Moskën gjatë gjithë luftës në Ukrainë, dhe ministri i Jashtëm Péter Szijjártó përdori pushimet gjatë takimeve me vendet e tjera anëtare për të informuar homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Në këtë kontekst, vizita e Mickoskit në Budapest dhe takimi me Orbánin duken politikisht e ndjeshme, duke pasur parasysh perceptimin për afërsinë e qeverisë hungareze me Rusinë dhe tensionet në rritje me partnerët evropianë.

Kjo vizitë vjen edhe në një kontekst më të gjerë politik, duke pasur parasysh se VMRO-DPMNE historikisht ka mbajtur marrëdhënie të afërta me Hungarinë dhe ka qenë shpesh e perceptuar nga kritikët si më e afërt me politika që lidhen me Rusinë. Shembull për këtë mund të merret rasti i ish-kryetarit të kësaj partie, Nikolla Gruevski, i cili pas dënimit në vend u arratis dhe mori azil politik në Hungari, duke forcuar më tej perceptimin për lidhje të ngushta politike mes dy vendeve.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump po shqyrton nje operacion per te nxjerre uranium nga irani 69ca4bc25b23c
Lajmi i mëparshëm

Trump po shqyrton një operacion për të nxjerrë uranium nga Irani

arrestime per droge ne kumanove dhe shkup disa raste te dhunes dhe vjedhjeve ne vend 69ca68cdcb56e
Lajmi i radhës

Arrestime për drogë në Kumanovë dhe Shkup, disa raste të dhunës dhe vjedhjeve në vend

Të fundit nga

Maduro reagon nga burgu në SHBA: Jemi mirë

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka reaguar për herë të parë pasi u arrestua nga forcat amerikane sëbashku me bashkëshorten e tij. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Maduro
ShkoLartë