mickoski takon begajn thellim i partneritetit me shqiperine ne interes te qytetareve 69a1a522c56d3

Mickoski takon Begajn: Thellim i partneritetit me Shqipërinë në interes të qytetarëve

February 27, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka pritur në akim zyrtar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe procesit të integrimit evropian.

“Sot realizova një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj,” ka shkruar Mickoski në një postim në Facebook.

Sipas tij, në takim është diskutuar për “forcimin e marrëdhënieve bilaterale, avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe proceset e përbashkëta eurointegruese”.

Kryeministri ka theksuar se gjatë bisedës është vënë theksi te stabiliteti dhe partneriteti mes dy vendeve.

“Theksuam rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe thellimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve në interes të qytetarëve tanë,” ka deklaruar Mickoski.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimin e qëndrimeve në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prokuroria e specializuar paraqet akuzat ne rastin thaci 2 69a17db154506
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria e Specializuar paraqet akuzat në rastin “Thaçi 2”

studimi te rinjte ne europe perballen me sfida me te medha te shendetit mendor 69a1a58335d5d
Lajmi i radhës

Studimi/ Të rinjtë në Europë përballen me sfida më të mëdha të shëndetit mendor

Të fundit nga

ShkoLartë