Kryeministri Hristijan Mickoski ka përsëritur se qëndrimi i tij lidhur me çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme është i qartë dhe se kjo Qeveri ka mandat deri në vitin 2028, periudhë në të cilën qytetarët presin që pushteti t’i përmbushë premtimet që janë dhënë para zgjedhjeve.
“Opozita është e ngarkuar, sepse shpesh tek ata punon Frojdi dhe ky është problemi më i madh që mendoj se për momentin e kanë. Qëndrimi im është i qartë se kjo Qeveri ka mandat deri në pranverën e vitit 2028. Ne jemi të fokusuar në atë mandat dhe në atë të reflektojmë për atë që qytetarët e presin nga ne, përfshirë edhe projekte të këtilla kapitale”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve sot gjatë vizitës në Saraj.

