mickoski sa te jem une kryeminister nuk do te ngrihet asnje tende me migrante ilegale 69388d74a0471

Mickoski: Sa të jem unë kryeministër, nuk do të ngrihet asnjë tendë me migrantë ilegalë

December 9, 2025
min lexim

“Sa të jem unë kryeministër, nuk do të ngrihet asnjë tendë në të cilën do të strehohen migrantë ilegalë dhe nuk do të pranojmë asnjë migrant ilegal – përkundrazi, do ta forcojmë luftën kundër migracionit ilegal së bashku me aleatët në NATO.”
Këtë e deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas raportimeve të mediave britanike se Mbretëria e Bashkuar mund t’i deportojë kërkuesit e azilit të refuzuar në Maqedoninë e Veriut, në përpjekje për të dekurajuar migracionin ilegal. Për çdo migrant të pranuar, Britania do t’i paguante Maqedonisë.

Kryeministri thotë se me autoritetet britanike kjo temë nuk është diskutuar dhe se edhe nëse do të diskutohej, do të refuzohej.

“ Në publikimet e mediave britanike thuhet ‘aplikantët e pasuksesshëm për azil të dërgohen në vende të treta’. Dua të theksoj dhe ta them qartë para opinionit maqedonas se një temë e tillë nuk është diskutuar, por edhe nëse diskutohet, gjithashtu do të refuzohet nga ana jonë. Çfarë është diskutuar? Është diskutuar që së bashku të luftojmë kundër migracionit ilegal, sepse, besoni ose jo, ne po e mbrojmë Evropën nga Evropa, pasi migrantët ilegalë hyjnë pikërisht nga një kufi që është kufi me një vend anëtar të BE-së”, deklaroi Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sa i përket deklaratave të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili bëri thirrje për mobilizimin e qytetarëve kundër politikave të Qeverisë për çështjen e migrantëve, kryeministri tha se në mungesë të çfarëdo ideje që mund të kontribuojë në jetën shoqërore në vend, opozita është kapur pas një teme që, siç tha, është në kundërshtim të plotë me politikën e tyre dhe i përket natyrshëm politikës së VMRO-DPMNE-së.

“Anti-migracioni ilegal është shtyllë bazë dhe pjesë e vlerave fundamentale mbi të cilat mbështetet VMRO-DPMNE. Të bësh fushatë me atë temë është betejë e humbur paraprakisht. I kuptoj, nuk kanë ide, nuk kanë koncept, përpiqen të mobilizohen dhe tani do të shpikim tema, do të hedhim pluhur, por nga të gjitha temat pikërisht e gjetën këtë, e cila është vlerë themelore e politikave të VMRO-DPMNE-së – lufta kundër migracionit ilegal”, tha Mickoski.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se Qeveria do të kundërshtojë migracionin ilegal dhe, sipas modelit të projektit “Qytet i Sigurt”, do të zhvillojë projektin “Shtet i Sigurt”, me të cilin, siç u shpreh ai, kufijtë e Maqedonisë do të monitorohen në mënyrë të plotë për të parandaluar migracionin ilegal, kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jimmy kimmel nuk largohet nga abc rinovon kontraten 693883f194118
Lajmi i mëparshëm

Jimmy Kimmel nuk largohet nga ABC, rinovon kontratën

putini e shkarkon sergej bazdnikinin nga posti i ambasadorit ne maqedonine e veriut 6938949009be7
Lajmi i radhës

Putini e shkarkon Sergej Bazdnikinin nga posti i ambasadorit në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë