mickoski qytetaret maqedonas e dine ku perkasin nato shba dhe be jane nje orientim gjeopolitik 6ab6d5d689805

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

September 25, 2026
1 minut lexim
mis

“Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin.” Këtë e deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke folur për përcaktimet strategjike të Maqedonisë së Veriut.

Mickoski veçoi anëtarësimin në NATO, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian si shtyllat kryesore të orientimit të politikës së jashtme të vendit.

“Këto nuk janë tri politika të ndara. Ato janë një orientim i vetëm gjeopolitik”, tha kryeministri.

Ai theksoi se ky orientim bazohet në demokraci, siguri kolektive, sundim të ligjit dhe ekonomi të hapur.

Sipas Mickoskit, në kushtet e pasigurisë globale, përgjigjja e vendit nuk duhet të jetë paqartësia strategjike, por qartësia.

Megjithatë, ai theksoi se përcaktimi i qartë ndaj aleatëve nuk nënkupton izolim nga shtetet me interesa dhe perspektiva të ndryshme politike.

“Bota nuk ka nevojë për një tjetër ndarje në blloqe të përhershme. Nevojitet konkurrencë me kufij dhe rregulla që të gjithë duhet t’i respektojnë”, deklaroi Mickoski.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump dhe xi pergatiten per dy takime te tjera cfare mbeti e pazgjidhur pas samitit ne uashington 6ab6d11096056
Lajmi i mëparshëm

Trump dhe Xi përgatiten për dy takime të tjera – çfarë mbeti e pazgjidhur pas samitit në Uashington?

Të fundit nga

ShkoLartë