mickoski perpiqem ta mesoj dhe studioj gjuhen shqipe 69c57c3d359ab

Mickoski: Përpiqem ta mësoj dhe studioj gjuhën shqipe

March 26, 2026
1 minut lexim

Gjatë seancës për pyetje deputetësh në Kuvend, kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur disa nga pyetjeve të parashtruara nga deputeti Skender Rexhepi, tha se po përpiqet ta mësojë dhe studiojë gjuhën shqipe

Duke kritikuar tonin e lartë të deputetit Rexhepi, Mickoski tha se nuk i pengon gjuha shqipe.

“Nuk më pengon mua, nuk e di pse keni nevojë të bërtisni, e kundërta, absolutisht nuk më pengon. Lirisht përdoreni gjuhën shqipe, e kështu me radhë…madje mundohem ta mësoj dhe studioj.

Dhe përpiqem që për disa vite nga tani të mund edhe unë të mos i përdor kufjet dhe kur të flisni në gjuhën shqipe kështu me fyt, kur mendoni se dikush do të frikësohet nga kjo, do të mund ta kuptoj atë që e thoni sepse mendoj që përkthimi nuk është adekuat, në atë që e thoni ju, pak kam njohuri në disa prej fjalive. Unë nuk turpërohem, sa më shumë gjuhë di, aq më i pasur jam”, tha Mickoski.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vrasja e komandantit te marines iraniane netanyahu kishte shume gjak ne duar 69c576448fdbe
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar

tani po e kuptoj pse ky vellai im motra e mateos ne bbv 5 mesazhi qe i dha brikenes mos u besoni 69c57e75a80f5
Lajmi i radhës

“Tani po e kuptoj pse ky vëllai im…”/ Motra e Mateos në BBV 5, mesazhi që i dha Brikenës: Mos u besoni…

Të fundit nga

ShkoLartë