mickoski per rritjen e pages minimale sindikatat dhe punedhenesit vete te arrijne marreveshje 697e4b3a6f6b5

Mickoski: Për rritjen e pagës minimale, sindikatat dhe punëdhënësit vetë të arrijnë marrëveshje

January 31, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar kërkesën e sindikalistëve për rritjen e pagës minimale.

Ai tha se nuk e ka parë propozim ligjin e LSDM-së opozitare për rrogën minimale por shtoi se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Nuk e kam parë propozimin e ligjit të LSDM-së për rrogë minimale, por qëndrimi ynë është i qartë: të punësuarit dhe punëdhënësit janë ata që me një takim mbi partiak duhet të gjejnë një zgjidhje për rrogën minimale. Ne si punëdhënës më të mëdhenj, do të përsëris për të disatën herë, raportet tona me të punësuarit janë rregulluar. Kanë mbetur edhe një pjesë e vogël, rreth shtatë- tetë mijë të punësuar në administratë; nëse pajtohen dy sindikatat më të mëdha, apo përfaqësuesit e sindikatës pajtohen, nesër jemi në gjendje që ta pranojmë. Me fjalë të tjera, më shkurt, për dy vite e dy muaj nga sot, të punësuarit në administratë do të kenë minimum 40 % të ardhura më të larta”, deklaroi Mickoski.

Kujtojmë se LSM kërkon pagë minimale prej 600 eurove, ndërsa gjithë pagat e tjera të rriten për 6.000 denarë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

testamenti i jeffrey epstein ja si do shperndahej pasuria e tij marramendese 697e45494590f
Lajmi i mëparshëm

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

e harroi kaq shpejt juelen seno pajtohet me ish bashkeshorten e puth live asaj i cova lule por 697e4d7664d8d
Lajmi i radhës

E harroi kaq shpejt Juelën? Seno pajtohet me ish-bashkëshorten, e puth ‘live’: Asaj i çova lule, por …

Të fundit nga

ShkoLartë